Flash News

Ditari i Opozitës

"Kryeministri do të hetohet në Parlament", Bardhi: Nesër kallëzim ndaj Ramës

"Kryeministri do të hetohet në Parlament", Bardhi:

Kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në komunikim për mendiat pas mbledhjes së grupit parlamentar ka deklaruar se ditën e nesërme do të dorëzojë një kallëzim ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ligji për komisionet hetimore është anti kushtetues. Në asnjë rast nuk e kam quajtur ligj të mirë.

Hetimi parlamentar është çështje vullneti politik. Nëse mazhoranca do të bllokojë hetimet e ka bërë edhe më parë me ligjin e vjetër.

Kryeministri do të hetohet në Parlament siç është në hetim nga drejtësia për cështje të caktura. Ai është kundërshtar i çdo shqiptari të ndershëm. Normalizimi i jetës parlamentare është çështje brenda parlamentit por nuk ndryshon asgjë nga aksioni jashtë Parlamentit.", tha Bardhi. 

Të fundit