Flash News

Ditari i Opozitës

"Kryeministri pa ide e energji, po shkon drejt degradimit", Salianji: Koalicioni i madh opozitar do rrëzojë Ramën

"Kryeministri pa ide e energji, po shkon drejt degradimit", Salianji:

I ftuar në "Kjo Javë" me Nisida Rufën në Neës 24, ka qenë ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji. Sipas Salianjit, kryeministri Rama po shkon drejt degradimit total dhe se ai do të rrëzohet nga koalicioni i madh opozitar.

“Edi Rama është shterpë dhe pa energji pa vazhduar një mandat të tretë dhe nuk ka bilanc. Gjithë fjalimi i Ramës ishte se çfarë thotë Basha, çfarë thotë Ilir Meta, Monika Kryemadhi etj, duke mos u marrë me problemet reale të qytetarëve. PS nuk ka asnjë ide për t’u ballafaquar. Kjo tregon degradimin e Ramës, merret me persona dhe jo me ide. Edi Rama merret me çfarë bën PD-ja. Askujt nuk mund t’i hiqet e drejta të krijojë parti, por idetë e personave që kanë krijuar parti i kenii parë që nuk kanë qenë njësh me PD-në. Më e ndershme është fronmti i përbashkët opozitar sesa të mundohesh të përçash PD-në. PS do të humbë vota, ndërsa partitë e reja varet për arsyet pse janë krijuar partitë e reja. Do të jetë koalicioni më i madh opozitar që do të përballet me Ramën.

Koalicioni i madh opozitar do të largojë Edi Ramën nga pushteti. Kush është për ndryshim, duhet të votojë PD-në. Nuk ka rëndësi nëse jemi një listë apo dy, por e rëndësishme është që ne si koalicion opozitar jemi të qartë dhe formula si do të bëhemi më pas do të shihet në vijim."

 

 

Të fundit