Flash News

Ditari i Opozitës

Kryeministrja e re e Italisë letër Berishës: Afërsia me partinë tuaj është historike

Kryeministrja e re e Italisë letër Berishës: Afërsia me

Kryeministrja e sapo zgjedhur e Italisë, Giorgia Meloni i ka dërguar një letër kryetarit të PD, Sali Berisha.

Në letër, Meloni i siguron mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane dhe shkruan se afërsia me Partinë Demokratike është historike. 

Letra e plotë:

I dashur President,

Ju falenderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar.

Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë, të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por  shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.

Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme,  ashtu siç është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë.

Për këtë pikë të fundit, mund t'ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane.

Me përzemërsi të ngrohtë,

Giorgia Meloni

Kryeministrja e re e Italisë letër Berishës: Afërsia me

Të fundit