Flash News

Ditari i Opozitës

Kryeredaktori i RD-së: Basha po tenton të mbyllë gazetën zyrtare të PD

Kryeredaktori i RD-së: Basha po tenton të mbyllë gazetën

Kryeredaktori i gazetës Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi akuzon kreun e PD, Lulzim Basha se po  tenton të mbyllë organin zyrtar të Partisë Demokratike.

Duke folur në Euronews Albania, Kasmi thotë se pavarësisht se gazeta ka mbajtur qëndrim asnjanës në debatin Basha-Rama, sërish ka ardhur një kërkesë për gazetarët nga administrata për të liruar zyrat.

“Nuk na dhanë asnjë paralajmërim dhe asnjë komunikim se çfarë po ndodhte. Ka ndodhur për të gjithë stafin e gazetës. Për të 7 gazetarët u bë bllokimi i fjalëkalimeve dhe më pas na erdhi një kërkesë nga administrata duke na u kërkuar që të lironim zyrat”, u shpreh Kasmi.

Kryeredaktori i RD tha se tashmë ata kanë hapur një faqe të re ndërsa akuzoi Bashën se po tenton të mbyllë gazetën zyrtare të PD.

“Nuk kemi pranuar që ta kthenim në një gazetë në shërbim të një individi”, shtoi Kasmi.

 

 

Të fundit