Flash News

Ditari i Opozitës

Kryesia e degës 9 të PD në Tiranë vendos unanimisht të shkojë në Kuvendin e thirrur nga Berisha

Kryesia e degës 9 të PD në Tiranë vendos unanimisht të

Kryesia e degës 9 të PD në Tiranë ka vendosur në mënyrë unanime që të njohë dhe marrë pjesë në Kuvendin e thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha.

Në mbledhjen kanë marrë pjesë 25 anëtarë, të cilët shikojnë Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri si legjitim. Duke e cilësuar një ditë historike, ata presin që të merren vendime të rëndësishme.

Në mbledhjen e Kryesisë së kësaj dege ka marrë pjesë dhe deputetja Albana Vokshi, e cila së bashku me shumë demokratë të tjerë ka dalë në krah të Berishës.

“Të 25 anëtarët e kryesisë votuan me 25 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim për mbajtjen e Kuvendit të Partisë Demokratike më 11 dhjetor 2021, si i vetmi Kuvend legjitim, i thirrur në bazë të statutit të PDSH, neni 43 pika 2, nga më shumë se gjysma e anëtarësisë.

Të gjithë anëtarët e Kryesisë së Degës 9 shprehën besimin se Kuvendi i datës 11 dhjetor 2021, ku priten të merren vendime shumë të rëndësishme, do të shënojë një ditë historike për një parti Demokratike më të Bashkuar, më të Fortë dhe më të Hapur”, thuhet në vendimin e Degës 9 të PD Tiranë.

Kryesia e degës 9 të PD në Tiranë vendos unanimisht të

Kryesia e degës 9 të PD në Tiranë vendos unanimisht të

Të fundit