Flash News

Ditari i Opozitës

Kryesia e PD, Berisha: Primaret kanë tronditur Edi Ramën dhe grupin e tij mafioz

Kryesia e PD, Berisha: Primaret kanë tronditur Edi Ramën dhe grupin e

Kreu i PD, Sali Berisha e ka cilësuar procesin e primareve si pasaportën e hapjes dhe ndryshimit thelbësor të PD-së.

Gjatë fjalës në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha tha se primaret kanë tronditur kryeministrin Edi Ramën dhe grupin e tij mafioz.

Primaret janë bërë tashmë pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor, palcor të PD-së.

Ato kanë krijuar një impakt shumë pozitiv tek anëtarët dhe simpatizantët tanë, por në përgjithësi tek të gjithë shqiptarët që besojnë tek vota e lirë, dhe respekti tek individi.

Shqiptarët kanë nevojë jetike për ndryshimin e PD-së, si parti e shpresës, besimit dhe të ardhmes. Ndryshimi natyrisht realizohet vetëm me vepra, me hapa konkretë”, tha Berisha.

“Këto janë primaret e para që zhvillohen në historinë e PD-së dhe të vendit. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e këtij procesi.

Kudo kandidatët tanë në primare po paraqiten jo si të krahut tjetër, që jetojnë si me qenë në shpellat apo bodrumet e mafias, ku nuk e di kush janë dhe çfarë bëjnë, por tanët janë para simpatizantëve, janë më media dhe janë kudo.

Me të vërtetë kanë arritur ta bëjnë këtë proces, një proces që ka ngjallur interes të veçantë te publiku. Një proces që po vlerësohet në të gjithë spektrin politik dhe një proces që në fakt ka tronditur thellë Edi Ramën dhe grupin e tij mafioz, që në vend të rregullave të demokracisë ka përcaktuar në partinë e tij rregullat e bosit të mafias, ku vendos vetë gjithçka, ku nuk ekzistojnë as forume dhe as vota e lirë”, tha kreu i PD.

 

 

Të fundit