Flash News

Ditari i Opozitës

Kryesia e PD mblidhet të hënën, në fokus protesta e 22 marsit dhe zgjedhjet në degë

Kryesia e PD mblidhet të hënën, në fokus protesta e 22

Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e hënë në orën 12:00, ku në fokus të diskutimeve pritet të jetë vijimi i aksionit opozitar dhe organizimi i strukturave të partisë.

Sipas njoftimit zyrtar, në rendin e ditës përfshihet diskutimi për protestën e paralajmëruar të 22 marsit, si pjesë e aksionit opozitar të opozitës.

Po ashtu, kryesia do të marrë vendim për hapjen e procesit zgjedhor në degët e partisë që kanë përfunduar mandatin statutor.

Në mbledhje pritet gjithashtu të miratohet edhe data e Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

“Të hënën në orën 12:00: mbledhje kryesie me rend dite:

1- Diskutime rreth vazhdimit të aksionit opozitar (Protesta e dt. 22 Mars)

2- Vendimmarrje për çelje të procesit zgjedhor në degët e PD që janë në përfundim të mandatit statusor

3- Miratim i datës së Kuvendit Kombëtar që do t’i propozohet Këshillit Kombëtar

4- Ngritje e Grupit të Punës për Rishikimet në Statut

5- Të tjera”, thuhet në njoftimin e PD.

 

Të fundit