Flash News

Ditari i Opozitës

Kryesia e PD miratoi listat e kandidatëve për Primare 2025, sjellin surpriza me emra të rinj dhe figura të njohura

Kryesia e PD miratoi listat e kandidatëve për Primare 2025, sjellin

Partia Demokratike ka miratuar zyrtarisht emrat e kandidatëve për në primaret që do të zhvillohen në datën 1 mars, proces i cili do të shërbejë për të përzgjedhur ekipin e deputetëve të PD-së në zgjedhjet e 11 majit.

Pothuajse i gjithë grupi parlamentar aktual ka hyrë në procesin e primareve, me përjashtim të drejtuesve politikë. Primaret kanë sjellë edhe surpriza me emra të rinj dhe figura të njohura. 

Konkretisht veçojmë emra si mjeku Erion Dasho në qarkun e Beratit, zëdhënësja e PD, Floriana Garo në Durrës, qark ku aspiron sërish ish deputeti  Igli Cara, Jola Hysaj etj.

Në qarkun e Tiranës do të garojnë disa prej emrave më të njohur të PD-së në Parlament apo në Këshillin Bashkiak, ku bie në sy emri i Jorida Tabakut, e cila është deputete e Tiranës prej vitit 2013 dhe një prej figurave më të rëndësishme të PD-së.

Nga Këshilli Bashkiak i Tiranës kanë aplikuar për të qenë pjesë e primareve dhe për t’u zgjedhur deputetë mjeku Ilir Alimehmeti dhe Ilda Zhulali. Pjesë e primareve do të jetë edhe Andi Mustafaj, djali i themeluesit të PD-së, Besnik Mustafaj, i cili drejton departamentin “Brain Gain” dhe po punon në Njësinë 1 në Tiranë.

Nga grupi i kryetarëve të degëve që duan të garojnë për të qenë deputetë të PD-së, bie në sy se në Lezhë do të garojë ish-gjyqtari Gjin Gjoni, në Durrës Luan Hoti, në Tiranë Petrit Doda dhe në Elbasan Bledi Himci.

Në Elbasan bie në sy emri i Oerd Bylykbashit, Lefter Gështenja, i cili kërkon një mandat tjetër në Kuvend, anëtarja e Këshillit Kombëtar Silvi Bardhi etj. 

  listaprimare2025

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit