Flash News

Ditari i Opozitës

Kryesia e PD miraton katër kandidatë për kryetar, skualifikohen 5 emrat e tjerë

Kryesia e PD miraton katër kandidatë për kryetar, skualifikohen 5

Kryesia e Partisë Demokratike ka votuar unanimisht katër kandidatë në zgjedhjet e brendshme për postin e kryetarit të partisë., që do të zhvillohen më 13 Qershor.

Bëhet fjalë për kryetarin aktual Lulzim Basha, deputeti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit Agron Shehaj, anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli dhe ish-zv.ministrja e Jashtme Edith Harxhi.

Nga gara janë skualifikuar 5 kandidatët e tjerë:Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari. Këta të fundit janë skualifikuar sepse sipas statusit nuk përmbushin kriteret për të garuar si kryetar të partisë.

Në mbledhjen e sotme mungon kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha për shkak se është në konflikt interesi. Ai ka autorizuar dy nën/kryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhin për të drejtuar mbledhjen.

Nga nesër, kandidatët do kenë mundësi që të bëjnë fushatë, duke publikuar platformën e tyre. Këta individë do të shpalosin platformën e tyre deri më 11 qershor dhe më 13 qershor zgjidhet kryetari i ri i PD-së.

Kujtojmë se Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi kanë ftuar kryedemokratin Basha në debat publik mes kandidatëve, por ende nuk ka një përgjigje për këtë kërkesë.

Të fundit