Flash News

Ditari i Opozitës

Ilir Meta garon për deputet në listën e hapur të Tiranës

Ilir Meta garon për deputet në listën e hapur të

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë, të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025.

Kujtojmë se Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar. 

Kujtojmë se kryedemokrati Sali Berisha, i cili udhëheq koalicionin, në një prononcim për media deklaroi se Meta do të ishte në listën e sigurt, pasi nuk mund të bëjë fushatë për shkak se ndodhet në burg dhe nuk mund të bëjë fushatë, por si duket president i PL-së i ka qëndruar deri në fund dëshirës së tij për të qenë në listën e hapur.

Në listat e koalicionit “Shqipëria Madhështore” aleatët do të kenë 8 vende në pjesën e sigurtë të listës dhe disa vende në pjesën e hapur të saj.

 

Të fundit