Flash News

Ditari i Opozitës

Kryesoi Primaret në Durrës, Igli Cara: Është rritur optimizmi për fitoren e PD-së

Kryesoi Primaret në Durrës, Igli Cara: Është rritur

Igli Cara, ish-deputeti i PD-së, i cili kryesoi Primaret në qarkun e Durrësit deklaroi se nga ky proces do të ketë qejfmbetje, por mbetet i mirë në përgjithësi.

I ftuar në Ora News, Cara tha se synimi kryesor i një partie është ardhja në pushtet, ndaj sipas tij këtë herë është rritur optimizmi për fitoren.

Cara: Synimi kryesor i një partie është ardhja në pushtet. Kemi disa palë zgjedhje, që i kemi thënë atë që kryetari bëri gabim dhe menduam që të ndryshojmë. Do të ketë qejfmbetje në të gjitha rastet sepse nuk mund të ketë një proces ekselentë.

Por është e rëndësishme që të kemi mirëkuptim ose të shkojmë tek dëmi më i vogël. Kemi pasur disa shenja pozitive. Kemi numrin më të madh të pjesëmarrjes me mbi 50 mijë. Sigurisht që procesi nuk ka qenë më i miri. Fakti që pati shumë anëtarë që votuar, p.sh në Durrës e shoh si diçka shumë të mirë. Besoj se është rritur optimizmi për fitoren.

Të fundit