Flash News

Ditari i Opozitës

Kryeson listën e Vlorës, Bujar Leskaj drejt dorëheqjes nga kandidimi ?

Kryeson listën e Vlorës, Bujar Leskaj drejt dorëheqjes nga

24 orë pas zyrtarizimit të listave të kandidatëve, brenda Partisë Demokratike duket se kanë nisur përplasjet në degën e Vlorës.

Mësohet se mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike në Vlorë e mbajtur mbrëmjen e sotme është shoqëruar me debate për shkak të renditjes së listave të kandidatëve, ndërsa kreu i listës së Vlorës Bujar Leskaj po shkon drejt dorëheqjes nga kandidimi.

Kjo pasi sipas Kryesisë së Vlorës është fakti se lista është imponuar nga qendra, pra ka qenë kundër listës së miratuar nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, ndërsa ishte premtuar ndryshe. Megjithatë, nuk ka ende një vendim zyrtar nga kandidati.

LISTA e PD-së Vlorë
Bujar Leskaj
Ina Zhupa
Fatjon Veizaj
Arber Agalliu
Gezim Ademaj (PDIU)
Nada Daullja
Jolio Dine
Julian Zoto
Nada Meçorapaj
Lasko Milto Nasti (PBDNJ)
Atird Hoxhaj
Alta Hazizi
Lorenc Dane
Edmond Fetah
Maniola Cikuli
Hysni Sharra
Ilir Gunbardhi
Afrovita Dhimojani

 

Të fundit