Flash News

Ditari i Opozitës

"Kryetar i vogëlsirave"/ Basha 'përplaset' me Bushatin: Je gazetar i bravave, analisti: Në ç'botë jeton

"Kryetar i vogëlsirave"/ Basha 'përplaset' me

Trazirat e krijuara në Partinë Demokratike ka vënë përballë kreun e demokratëve, Lulzim Basha, dhe analistin Andi Bushati.

Kryedemokrati ka mohuar akuzat e Bushatit se është një minorancë duke u shprehur se nëse do t'i përgjigjej Berishës njësoj me 'foltore', siguroi se të tijat do të ishin shumë herë më të mëdha. Me vendimin për shkarkimin e Berishës, kryedemokrati deklaroi se ndjehet më i çliruar në 16 vite karrierë.

Bushati e cilësoi si kryetar të vogëlsirave duke e quajtur vendimin e shkarkimit të Berishës, nga një njeri si Basha, "përmbysje të botës". Nga ana tjetër, analisti e cilësoi Bashën si një minorancë përballë Berishës.

Pjesë nga biseda:

Basha: Nuk ishte një vendim personal, por një vendim i kryetarit. Me statutin e PD-së kryetarit jo vetëm i kërkohet të marrë vendime të tilla, po mosmarrja e një vendimi të tillë i shkakton përgjejgjësi, atëherë do ishte shkelur statuti. I vendosur para një dileme, fati i Salik Berishës apo intersat e partisë, do të ishte e pafalshme të mos . Ky ishte një vendim që Berisha e paralajmëroi vetë. Në korrik ai tha nuk do ta përfshj PD-në. Bëri të kundërtën. Një person i shpallur 'non-grata', që për PD-në si një juri të demokracisës të shteti tonë të së drejtës.

Bushati: Jeni minorancë

Basha: Kush je ti që ta thuash

Bushati: E tregojnë anketat e opinioneve

Basha: Më dëgjo mua

Bushati: Është evidente. Është gafa më e madhe e karrierës tuaj

Basha: Unë ndihem jo vetëm i përligjur në vendimin që kam marrë, por ndihem më i çliruar në 16 vite. Ndjehem i çliruar nga barra e të kaluarës. Eja të shtunën dhe shikoje. Nuk kishte Kuvend më datën 11. në momentin më kyç që duhej të dilte se si po verifikoheshin delegatët, nuk i lejoi gazetarët të futen. PD nuk ka dalë sepse ne na vjen turp që në një kohë që duhet ta shpenzonim me këtë regjim. 'Foltoret' e Lulzim Bashës mund të ishin shumë herë më të mëdha. Veprimi i parë ndryshe ishte të mos i përgjigjesha fioltoreve të Berishës me foltoret e Lulzim Bashës.

Basha: Ti do që unë të përfshihem në një spektakël. Nuk u lejoj të shisni lajme.

Bushati: Të pres si një njeri nga ju të shkarkojë Berishën, është të përmbyset bota. Je bërë kryetar i vogëlsirave.

Basha: Unë jam kryetar i aksionit politik.

Bushati: Jeni bërë kryetar i vogëlsirave.

Basha: Ju jeni bërë gazetar i bravave, në vend të merreni me vetting-un e politikanëve.

Basha: Turp. Kjo është ulje për të gjithë ne. Në çfarë bote jetoni? Mos shohim realitetin real dhe jetojmë në një botë fantazie. Ju jeni Jezu Krishti dhe keni vetëm interesat e njerëzimit.

Basha: E para një nga qëllimet kryesore është të ndahemi nga e shkuara dhe njëra nga këto është kulti i individit.

Të fundit