Flash News

Ditari i Opozitës

"Kryetari del dhe tallet me SPAK", Këlliçi: Në Bashkinë Tiranë janë vjedhur 132 mln euro

"Kryetari del dhe tallet me SPAK", Këlliçi: Në

Anëtari i kryesisë së  PD-së Belind Këlliçi  në fjalën e tij në një takim me qytetarët në Bulqizë tha se është  skandal që në Bashkinë e Tiranës janë vjedhur mbi 132 milionë euro e nuk është bërë asgjë.

Belind Këlliçi: Në Bashkinë e Tiranës janë vjedhur 132 milionë euro dhe ky është skandal. Nuk është dëgjuar ndonjëherë ky skandal. Në Tiranë kryetari i Bashkisë del dhe tallet me SPAK. Dje Irena Gjoka, gjyqtare ishte dënuar për falsifikim dokumentesh. Çfarë është kjo drejtësi e re që godet opozitën?

Në këtë vend ka drejtësi me regji. Gjatë qeverisjes së Ramës, fshati është braktisur. Ne nuk bëjmë pas. Rrëzimi i Veliajt është mesazh i qartë për të gjithë, pasi dihet se pas Veliajt, radhën e ka Rama.

Të fundit