Flash News

Ditari i Opozitës

Kryetari i PD: McGonigal u thoshte të tjerëve se jam lobisti i Sali Berishës

Kryetari i PD: McGonigal u thoshte të tjerëve se jam lobisti i Sali

Kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar sipas tij strategjinë që përdorte ish agjenti i FBI McGonigal për të përfituar para nga biznesmenët.

Në emisionin “Opinion”, kryedemokrati tha se McGonigal u kërkonte para personave të shpallur non grata për t’u hequr sanksionet dhe se u thoshte personave të tjerë që është dhe lobisti i Sali Berishës.

Ka vepruar në mënyra të shëmtuara.  Së pari, këta merrnin, McGonigal merrte formë të personave të shpallur “non grata” nga Thesari apo institucione të tjera dhe fshinte emrin e personit dhe ua servirte biznesmenin ja ku je ti dhe se së shpejti do e marrësh vesh dhe se duhet të japësh kaq dhe aq për të shpëtuar. Të tjerëve u shkonte, u thoshte se unë jam lobisti i Sali Berishës dhe se po loboj dhe e kam afër. Prandaj ne insistojmë në komisionin  hetimor parlamentar”,-tha Berisha.

Kryedemorkati foli dhe për protestën e nesërme, duke thënë se revolucioni nuk do të ndalojë deri në largimin e qeverisë.

“Më madhështore, më të fuqishme. Nesër është sipari i revolucionit. Vazhdon revolucioni demokratik. Të jenë të bindur se nuk ka të ndalur deri në fitore. I bëj thirrje shqiptarëve që qindra e mijëra që kanë ardhur në Tiranë dhe po vijën dhe ata që janë në tiranë të bashkohemi”,-tha Berisha.

 

 

 

Të fundit