Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Manastirliu shton centralizimin dhe punësimet elektorale me qëllim patronazhimin në arsim

Zhupa: Manastirliu shton centralizimin dhe punësimet elektorale me

Qeveria ka miratuar strukturën e re të menaxhimit të sistemit arsimor parauniversitar, që nis zbatimin nga 1 tetori i 2024-ës. Lidhur me këtë ka reaguar kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik Ina Zhupa duke e cilësuar një vendimarrje që shton centralizimin dhe punësimet elektorale me funksion patronazhimin në arsim.

Zhupa vë në dukje faktin se gjatë qeverisjes së Ramës janë 100.000 nxënës më pak në arsimin parauniversitar dhe ndërkohë parashikohet të shtohen 68 punonjës si administratë qëndrore në arsim.


Statusi i plotë:

Manastirliu shton centralizimin dhe punësimet elektorale me qëllim patronazhimin në arsim, ndërkohë që shkollat po boshatisen.

Viti elektoral duket që po jep efektet e veta në strukturat e arsimit. Në një vend që në arsimin parauniveristar me qeverisjen Rama kemi 100.000 nxënës më pak, parashikohet të shtohen 68 punonjës më shumë në strukturën administrative të arsimit.

Struktura e re që hyn në funksion nga 1 Tetori 2024, parashikon që në Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar do të shtohen 13 punonjës më shumë, shtohet edhe pozicioni i zv drejtorit si dhe sektori e shërbimeve mbështetëse dhe do shtohen 55 punonjës më shumë në drejtorinë rajonale.

Ndërkohë që prioritet duhet të jenë mësuesit dhe zyrat vendore pranë tyre të japin mbështetje dhe të bëjnë monitorim efektiv, këtu bëhet e kundërta! Shtohen poste në administrate qëndrore që do mbushen me patronazhistë që si detyrë kryesore do kenë monitorimin e share dhe like të mësuesve në rrjetet sociale dhe marrjen pjesë në aktivitetet e partisë për fushatë.

Arsimi po vuan ditët e tij më të vështira, me rezultatet më të turpshme ndonjëherë në testet dhe rankimet ndërkombëtare por shqetësimi i Manastirliut duket se janë vetëm punësimet elektorale dhe centralizimi i fondeve.

Të fundit