Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi denoncon “aferën më të madhe të 100 viteve”: Provat do t'i dërgoj në SPAK

Kryemadhi denoncon “aferën më të madhe të 100

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka denoncuar, sipas saj, aferën korruptive të inceneratorit të Tiranës.

Në një prononcim për mediat, Kryemadhi fajëson kryeministrin Rama, kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj, dhe deputetë të tjere të maxhorancës, se kanë vjedhur 400 milionë euro.

Ajo u shpreh se zotëron të gjithë dokumentacionin përkatës të detajuar në lidhje me skandalin e ndodhur në këtë landfill, ku është shprehur se do t'i dërgojë në SPAK për të parë dhe identitetin e vërtetë të këtij institucioni.

 “Ashtu siç kam deklaruar dy ditë më parë, do të paraqes sot të vërtetat tronditëse, të dokumentuara, se si ministra, shtetarë dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit kanë kryer vjedhjen më të madhe të dokumentuar në 100 vite shtet.

Përpara pak ditësh jam vendosur në dijeni të disa fakteve shokuese për aferën korruptive të inceneratorëve, më saktë të inceneratorit të Qarkut të Tiranës.

Me përgjegjësinë për të thënë të vërtetën dhe me bindjen e palëkundur timen që LSI ka zero tolerancë ndaj çdo afere korruptive, ka zero tolerancë ndaj çdo bashkëpunimi të institucioneve shtetërore me grupet mafioze. Ka zero tolerancë ndaj çdo grabitjeje që u bëhet xhepave të shqiptarëve. 

Prandaj jam sot këtu, me personin tim fizik, për të denoncuar këtë aferë, bazuar e tëra në dokumente shtetërore, me firmë dhe me vulë, me korrespondencë ligjore, haptas, qartas, sesi shkelen totalisht ligjet e shtetit shqiptar, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, por më e rënda është se si tallen me shqiptarët dhe taksat e tyre, të cilët në mjerim vazhdojnë t’i paguajnë çdo ditë.

Këtë aferë do ta dërgoj në SPAK për të parë dhe identitetin e këtij institucioni, sot fillimi i një mashtrimi dhe grabitjeje tronditëse të Edi Ramës

Në gjithë këtë të vërtetë, unë sot do t’ia drejtoj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ose siç e quajmë ne në kuadrin e Reformës së re në Drejtësi, SPAK-ut, dhe shpresoj që identitetin dhe dinjitetin e këtij institucioni ta shikoj në vazhdim.

Sot është vetëm fillimi i këtij kalvari grabitjeje dhe mashtrimi tronditës që qeveria e Edi Ramës në bashkëpunim me grupe mafioze dhe të strukturuara kriminale i bëjnë jo vetëm buxhetit të shtetit, por edhe ligjit shqiptar”, tha Kryemadhi.


 

Të fundit