Flash News

Ditari i Opozitës

Kthimi në Kuvend i ligjit për 'Policinë', Murrizi mbështet Metën: Si iu thotë Rama efektivëve; 'Mos varni kapelat, por përgjoni!'

Kthimi në Kuvend i ligjit për 'Policinë', Murrizi
Foto Ilustruese/ Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, ka mbështetur vendimin e presidentit për të kthyer pas në Kuvend të ndryshimeve në ligjin për ‘’Policinë e Shtetit’’.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë, Murrizi u shpreh se ligjin njollos trupën policore.

“Nuk di si do ju thotë Rama tani, se në 2017 u tha varni kapelet pas orës 4 e bëni vota për PS, tani do ju thotë mos i varni po merrni e përgjoni”, është shprehur Murrizi, duke shtuar se me vendin në prag të zgjedhjeve dhe ky ligj nuk i bën mirë as mazhorancës.

“E parë në kompleks. I jap të drejtë zyrës juridike të Presidencës, arsyet që mos kalojë në Kuvend. Shtova dhe faktin që ne jemi në prag zgjedhjesh. Për të mos njollosur dhe me të padrejtë, figurën e pjesës së Policisë, që po njollosen nga 200-300 veta. Është njollosur gjithë trupa. Jo vetëm edhe pjesa më  vogël e asaj që quhet formalisht opozitë, që ka braktisur Kuvendin, dhe gjithë ky tension artificial. Do i bënte mirë mazhorancës që të shtyhet ky ligj, të shtohet, apo të lihet stop përpara 25 prillit. Do e ndjeni peshën e këtij ligji nga gjithë pjesa që më apo të padrejtë ka vendosur dorën e Policisë në zgjedhje.

Nuk di si do ju thotë Rama tani, se në 2017 u tha varni kapelet pas orës 4 e bëni vota për PS, tani do ju thotë mos i varni po merrni e përgjoni.

Jam kundër këtij ligji. E di që nuk ju ka ardhur mirë. Keni kartonat deri më 25 prill më pas shihemi apo nuk shihemi si të vendosë sovrani.” tha Murrizi.

Të fundit