Flash News
Vrau 50-vjeçarin në Ndroq, Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit; personazh i lakuar në dosjen "Çyrbja"
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
Kthimi në Parlament, Sula: Vendimi i Kushtetueses u përdor si letër higjienike
Deputeti demokrat Dashnor Sula tha se opozita ka kërkuar të rikthehet në Parlament, por nuk është lejuar nga mazhoranca.
I ftuar në News24, Sula u shpreh se demokratët janë përjashtuar pa rregullore duke theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përdorur si letër higjienike.
Deputeti i PD-së Dashnor Sula tha se opozita do të shkojë në parlament, por nuk po lejohet. Ai sqaroi arsyet që çuan në mosbindje civile, duke thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese u përdor si letër higjienike. Sipas tij, mosbindja nuk ka të bëjë me pjesëmarrjen e deputetëve në aktivitetin parlamentar.
“Ne duam të shkojmë në parlament, por nuk na lënë. Unë të paktën dhe 23 kolegë të tjerë që jemi dënuar me 40 ditë, unë përdor shprehjen do na hanë 40-tat, kemi shkuar çdo javë të shkojmë në parlament. S’ka lidhje me mosbindja civile. Ne jemi përjashtuar pa rregullore. Ditën e enjte, apo të premten, kërkon që vendimin e Gjykata Kushtetuese ta implementojë në rregulloren e Kuvendit që nuk ka idenë.
Mirë ata tre, por ne 24 të tjerët çfarë kemi bërë, kemi marrë karriget dhe i kemi nxjerrë jashtë. Nuk ishte e organizuar.
Pse erdhi kjo gjendje? Pati një periudhë paqeje, dashurie të miratimit të Kodit Zgjedhor, vetëm unë kam votuar kundër. Por menjëherë pas kësaj ndodhën dy ngjarje shumë domethënëse që treguan sjellje brutale nga maxhoranca. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përdorur si letër higjienike. Vendimi për zonjën Xhaçka. I vetmi organ që mbikëqyr parlamentin është Gjykata Kushtetuese. Dhe arrestimi i z. Salianji, pika që derdhi gotën”, tha Sula.