Flash News

Ditari i Opozitës

Ku bashkohesh me Ramën në kritikat ndaj SPAK? Si përgjigjet Berisha

Ku bashkohesh me Ramën në kritikat ndaj SPAK? Si përgjigjet

Kreu i PD, Sali Berisha u pyet se ku bashkohet me kryeministrin Edi Rama në kritikat që ka edhe ai ndaj SPAK-ut.

I ftuar në A2 CNN, Berisha tha se nuk ka asnjë lidhje me kreun e qeverisë në vlerësimet ndaj këtij institucioni.

“Ky institucion është para një mali aktesh korruptive të panumërta. Unë kam vlerësuar dhe mbështetur ata prokurorë që zbatojnë ligjin. Por, ata që flenë mbi dosjet e krimit dhe i përdorin ato për t’u pasuruar dhe ryshfet, ata duhen dënuar”, tha Berisha.

“Absolutisht nuk kam asnjë lidhje me të (Edi Ramën) në këto vlerësime. Unë do të tradhtoja opozitën nëse nuk do të qëndroja me forcën më të madhe kundër prokurorisë politike. Një prokurori që punon për një Shqipëri pa opozitë, duke arrestuar liderët e opozitës pa asnjë fakt…", shtoi kreu demokrat.

Të fundit