Flash News

Ditari i Opozitës

Ku do kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit? Kryemadhi tregon një nga qarqet që ka vendosur

Ku do kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit? Kryemadhi tregon një

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë të ditur një nga qarqet ku ka vendosur të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Kryemadhi, një nga qarqet që ka vendosur është Fieri.

“Të jeni të bindur që në qarqet më të vështira do kandidojë Monika Kryemadhi. Ju e dini që nuk i shmangem sfidave.

Fieri është një nga qarqet ku kam vendosur të kandidoj, sepse e kam thënë kodi i ri zgjedhor i ka dhënë hapësira pafund LSI-së, jo vetëm për të zgjeruar mundësitë e saj, por për të përfshirë sa më shumë të rinj dhe të reja në procesin e zgjedhjes për deputetë në të ardhmen”, u shpreh kryetarja e LSI.

Të fundit