Flash News

Ditari i Opozitës

Ku do të kandidojë? Idrizi flet pas takimit me Bashën: Nuk ka dyshim që do të ketë një marrëveshje

Ku do të kandidojë? Idrizi flet pas takimit me Bashën: Nuk ka
Shpëtim Idrizi, Lulzim Basha

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi zhvilloi një takim që zgjati rreth një orë me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu. Në një prononcim për “Neës 24” pas takimit, Idrizi tha se nuk ka dyshime që do të jetë në krah të PD në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai deklaroi se marrëveshja është e sigurt, ndërsa shtoi se po diskutohet më gjerë.

“Janë diskutime që bëhen për të përcaktuar valencat, por edhe sinergjitë e nevojshme. Nuk ka asnjë dyshim që PDIU do të jetë në krah të PD dhe do të ketë një marrëveshje, kjo është e qartë dhe nuk ka dyshim. Ne po bëjmë një dyshim shumë më të gjerë se sa kaq. Kjo është një listë e opozitës së bashkuar.

Ne po vendosim piketat në ato zona ku PDIU ndihmon për të prodhuar mandate për listën e opozitës së bashkuar. Sigurisht që edhe për PDIU, edhe për partitë e tjera, është dizenjuar një marrëveshje, do të ketë një moment të nënshkrimit të saj. Ndaj dhe them që nuk ka dyshim që do të ketë një marrëveshje. Nuk bëhet fjalë për vende të sigurta apo të pasigurta, por për pozicione, ku valenca e PDIU është e qartë dhe ndihmon për mandate”, tha Idrizi.

I pyetur se ku do të kandidojë, ky i fundit u shpreh se do të jetë në Tiranë, pasi aty e ka zhvilluar gjithë aktivitetin e tij politik.

“Unë padyshim, për shumë arsye, preferoj të jem në Tiranë, pasi këtu e kam zhvilluar gjithë aktivitetin tim. Besoj se do të jem në Tiranë”, u shpreh ai

Pritet që sot në selinë blu të mbërrijë edhe kryetarit i PR, Fatmir Mediu. Ende nuk është arritur marrëveshja mes PD dhe aleatëve të sipërpërmendur, ndërkohë që është aritur dakordësia me Agron Dukën, Dashamir Shehin e Nard Ndokën.

 

Të fundit