Flash News

Ditari i Opozitës

"Ku e ke paketën e tretë?" Basha akuza Ramës: Nuk heq dorë nga luksi! Shëndetësia në kolaps, ai ka rikonstruktuar 3 herë zyrën

"Ku e ke paketën e tretë?" Basha akuza Ramës: Nuk heq
Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat, i ka kujtuar Ramës premtimin e tij të pambajtur për një paketë të tretë ndihme.

Sipas Bashës, viktimat e pandemisë shënohen për shkak të kaosit që mbizotëron në spitalet tona.

“Varfëria po thellohet kudo në Shqipëri. Edi Rama, ku e ke paketën e tretë? Ku është Covid-3 dhe Covid-4 me maska e pajisje dhe mjekë. Nuk është sfond, që shkon për 15 minuta. Ku është bonusi për mjekët? Shëndetësia në kolaps. Duhet të investoheshin para në shëndetësi dhe jo në koncesione.

Ka rikonstruktuar 3 herë zyrën. Luks pas luksi e nuk heq dorë, edhe pse nuk do jetë aty. Njerëzit kanë humbur vendet e punës e Rama nuk përgjigjet për to. Viktimat që humbin jetën në këtë pandemi, për shkak të kaosit të spitaleve kanë një përgjegjës dhe ky është Edi Rama, sepse paratë janë këtu, por kryeministri i shpenzon për zyrën e tij”, u shpreh Basha.

Të fundit