Flash News

Ditari i Opozitës

Ku është ndalesa e radhës e "Foltores" së Berishës

Ku është ndalesa e radhës e "Foltores" së

Pas Kavajës, ndalesa e radhës e ish-kryeministrit Sali Berisha do të jetë Lezha. Ai ka njoftuar se të premten në orën 17.00 do të takohet me demokratët e kësaj zone.

"Nesër diten e premte me daten 29 tetor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures te qytetit te Lezhes do mbahet 'Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur'", thuhet në njoftimin e Berishës.

Ky i fundit ka konfirmuar kandidimin e tij për kreun e PD, ndërsa Kuvendin pritet ta thërrasë në dhjetor.

Pas përjashtimit nga PD, ish-kryeministri ka bërë një tur takimesh në të gjithë vendin, ku nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa kërkon largimin e tij nga Partia Demokratike.

Të fundit