Flash News

Ditari i Opozitës

“Ku i gjeti Llatja 100.000 euro?”, Berisha: Pollet digjitale nxjerrin fitues Boçin

“Ku i gjeti Llatja 100.000 euro?”, Berisha: Pollet digjitale

Kreu i PD, Sali Berisha shprehet besimplotë se Elbasanin e fiton Partia Demokratike sipas sondazheve digjitale.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha u shpreh se në llogari të kandidatit socialist rezultojnë më shumë se  100 mijë euro që nuk dihet se nga cili burim kanë ardhur.

Pjesë nga biseda në studio

Fatjoni Mejdini: Sipas përllogaritjeve ju parashikoni të merrni vetëm 10 nga 61 bashki

Berisha: Sipas përllogaritjeve digjitale të fundit, PD do të ketë fitore dërrmuese.

Mejdini: Ku e bazoni? Unë e bazoj në një proces të vitit të kaluar.

Berisha: Këto janë të dhënat digjitale në Elbasan. Bluja e hapur është Luçiano Boçi, Gledian Llatja është kjo pjesa e vogël këtu.

Mejdini: Këto jëanë pollet tuaja?

Berisha: Kjo është një kompani që ndjek botën digjitale.

Mejdini: Ju e paguani?

Berisha: Është një kompani shumë kompetente, shumë serioze. Ky Gledian Llatja me 100 mijë euro në llogari del i pastrehë, pa shtëpi dhe pa kontratë strehimi. Mirëpo nuk dihet nga dalin këto 110 mijë euro.

 

Të fundit