Flash News

Ditari i Opozitës

Ku ishit kur u përjashtuan demokratët? Berisha tregon ç’bisedoi me Bashën në zyrë: Je lider i thyer

Ku ishit kur u përjashtuan demokratët? Berisha tregon

Ish kryeministri Sali Berisha është pyetur nga një demokrate e pranishme në takimin e ‘Foltores’ së mbajtur në Elbasan se ku ishte ai kur u përjashtuan nga kryetari Lulzim Basha demokratët me kontribut nga PD.

Berisha ka treguar bisedën me Bashën pas këtij akti në zyrën e tij, ndërsa tha se e ka cilësuar atë si lider të thyer.  

“Ndaj atij akti Bashës i kam thënë cdo gjë që meritonte. I deklarova në zyrën time se me këtë vendim, ata kanë të drejtë me ndërmarrë ndaj teje cdo veprim politik se i vrave politikisht në pusi. Nuk kisha projekt kthimi. Publikisht kam shprehur diasaprovimin e plotë për listën dhe largimet.

Largimi im më impononte të vetpërmbahesha. Kërkova që riintegrohen në PD, i thashë se je lider i thyer”, tha Berisha.

Të fundit