All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Braimllari tregon “mëkatin” e Kryemadhit: Senatorët e LSI u larguan për interesat të tyre

All - Paragraf - 1

Braimllari tregon “mëkatin” e Kryemadhit: Senatorët e LSI

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari deklaron në ‘Politiko’ të Alfred Lelës në Top News se kryetarja e partisë, Monika Kryemadhi ka bërë një mëkat para zgjedhjeve të 25 prillit.

All - Paragraf - 3

Sipas tij, Kryemadhi investoi fort te një ekip i ri në cdo qark të vendit.

Braimllari: Kryemadhi reagoi e para pas humbjes së 25 prillit. Bëri një reflektim për mandatet. Është masakër zgjedhore dhe tha do marrim mandatet në parlament., Besojmë se 25 prilli prodhoi masakër zgjedhore edhe me besimin që LSI i dha 5 qershorit.

Më pas Rama theu koalicionet dhe ligjet i bëri vetë. Me fondin e rindërtimit e parë që Rama i hodhi paratë muajin e fundit për fushatë.

Kemi rastin e OFL, e kam me rast konkret të kallëzuar në SPAK. Nëse ka një ‘mëkat’ Kryemadhi është që investoi fort te një ekip i ri në cdo qark të vendit. Unë kisha qarkun e Korcës.

LSI vendosi të bëjë opozitë frontale, ishte e para që hidhej në sulm. Përballej drejtpërdrejtë, ndoshta dikush nuk e përballonte dot dhe panë interesat personale.

Alfred Lela: Tani jeni ju që s’beni dot luftë frontale?

Braimllari: Çdo parti vendos strategjinë e vet. nuk përcaktohet për 4-5 muaj opozitë të qenit frontal. Do kuptojmë brenda dhjetorit të kuptojmë strategjinë e LSI. Të rinjtë u përballën me armatën e një pushteti që ishin të lënë të vetëm nga bashkëpunëtorët e të qenit opozitë.

Ne jemi forcë e sakrificës. LSI ka mbajt mbi supe ndonjë negativitet, për shkak të presionit të madh të dy forcave.

Të fundit