Flash News

Ditari i Opozitës

Ku shkuan 500 mln euro tendera të AKSHI-t?

Ku shkuan 500 mln euro tendera të AKSHI-t?

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin në Komisionin e Ligjeve për dy çështje thelbësore: mungesën e auditimit në AKSHI dhe kalimin e infrastrukturës kritike në një strukturë me elementë privatë.

Sipas Tabakut, pavarësisht hetimeve dhe akuzave të ngritura për tenderat e teknologjisë, nuk ka pasur asnjë auditim të plotë e të pavarur mbi mënyrën si janë shpenzuar fondet publike.

Sipas saj, përpara se të krijohen struktura të reja apo të zhvendosen kompetenca, duhet të bëhet transparencë e plotë mbi 500 milionë euro të menaxhuara ndër vite.

“Ato tendera 500 milionë euro që jepte AKSHI, që deri dje – ashtu siç thotë edhe SPAK – janë dhënë nga një grup i strukturuar kriminal,” – deklaroi Tabaku në komision.

Deputetja shtroi më tej pyetjen nëse një institucion është nën akuzë për shpërdorim dhe lidhje kriminale, përse nuk kryhet më parë një audit i thelluar financiar, teknik dhe i sigurisë?

Sipas saj, mungesa e auditimit krijon dyshime të forta se reforma synon të zhvendosë përgjegjësinë, jo ta sqarojë atë.

Të fundit