Flash News

Ditari i Opozitës

“Kudo ka mllef dhe revoltë”, Noka nga Foltorja: Qeveria po braktiset nga qytetarët

“Kudo ka mllef dhe revoltë”, Noka nga Foltorja: Qeveria po

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ para Kryeministrisë, theksoi se beteja aktuale nuk është thjesht për një forcë politike, por për lirinë dhe demokracinë e vendit, duke akuzuar qeverinë për instalimin e një regjimi që po i merr frymën shoqërisë shqiptare.

Sipas Nokës, efekti kryesor i qëndresës qytetare dhe protestave të vazhdueshme është vrasja e frikës dhe zgjimi i shoqërisë. “Sot, kudo që shkon, këdo që takon, dallon një ndryshim të madh: njerëzit flasin,” u shpreh ai.

“Shqiptarët kanë filluar të artikulojnë qartësisht pakënaqësitë e pafundme ndaj narko-regjimit. Në çdo tryezë apo kafe, nuk gjen më njerëz që flasin mirë për narkoshtetin, por qytetarë të revoltuar që shfryjnë duf e mllef.”

Pjesë nga deklarata e Nokës: 

Shqiptarët kanë filluar të artikulojnë qartësisht pakënaqësitë e pafundme ndaj narko-regjimit dhe kreut të narkosit këtu. Sot në çdo tryezë shtatë, nëntë, 10 veta shprehin, shfryjnë duf dhe mllef. Sot në çdo kafe, nuk gjen njerëz të cilët flasin mirë për narkoshtetin, por gjen qytetarë të cilët janë të revoltuar. Sot kudo që të shkosh, do ndeshesh në një formë a në një mënyrë tjetër me një mllef dhe revoltë qytetare. Fermerët e treguan në Lushnje.

Ata kudo janë në revoltë sepse ky regjim i ka asgjësuar, i ka falimentuar, jo sot, kjo nisi që me Ballkanin e hapur. Dhe e braktisën takimin e kryeministrit. E ndoqët? E shiti për takim me fermerë. Aty ishte vetëm një fermer. Edhe ai foli dhe atij u mundua t'ia mbyll gojën. Të gjithë ishin patronazhistë dhe nëpunës të administratës. Ky është tregues i madh se shumica bën revoltë në mënyrë të heshtur.

Pra, kjo është braktisja. Kudo që shkon, thotë bëj takim me mësues, asnjë mësues, ka drejtora dhe administratë. Tha me fermerët, asnjë fermer. Kudo që shkon, shoqëria dhe shqiptarët e braktisin. Po pse? Sepse ky nuk pranon zë ndryshe dhe zë kritik. Dhe ka problem që t'i thuhet realiteti në sy. Pra, të gjitha takimet që i shet si takime me shtresa të ndryshme të shoqërisë, i ka takime vetëm me patronazhistë dhe administratë.

Kjo është një formë proteste. Kjo është një formë që shqiptarët, të gjitha shtresat e kësaj shoqërie shprehin revoltën ndaj tij. Sot në protestë janë edhe minatorët. Ata ndihen të vjedhur dhe të nëpërkëmbur. Sepse punojnë me kokën në rrezik.

Por paga e tyre nuk mjafton as për 15 ditë, pa le më të mbyll muajin. Ndërsa këta firmosin fap-fap për të vjedhur dhjetëra dhe qindra miliona euro taksa, mund dhe djersë të tyre. Sot, edhe naftëtarët kanë gjetur formën e tyre të protestës dhe të reagimit.

Sot është e vështirë të gjesh në çdo cep të vendit, në çdo shtresë të kësaj shoqërie, qytetarë të kënaqur përveç racës së ndyrë të patronazhistëve rilindas. Qytetarë të ndershëm, të kënaqur dhe që e pranojnë këtë regjim, nuk ka sot. Dhe kjo është edhe meritë e jona, e Partisë Demokratike dhe e përballjes dhe protestave tona që kemi çuar në këtë pikë që shoqëria të ngrihet, të zgjohet dhe të reagojë. Sot është e vështirë të gjesh një mësues, nuk flas për patronazhistët, flas për arsimtarët profesionistë, apo një pedagog që të jetë i kënaqur dhe të mos shfryjë kudo revoltë dhe mllef ndaj kësaj qeverie.

Shkollat e Tiranës, por dhe të gjithë Shqipërisë, sot janë kthyer në një, në ngrehina ku nxënësit tregojnë forcën. Më tregonte një ditë një miku im, çuni im tha 14 vjeç, kur niset për shkollë merr një shufër hekuri, merr një dorezë boksi dhe një thikë. Po pse i merr i thashë, ç'i do?

Çuni 15 vjeç. Flamur tha, po të mos i marr, siç i marrin të gjithë, do t'i thonë shokët që ke çu mami. Çfarë janë këto pesë nxënësit që u vranë? Janë tregues kryesor se arsimin përveç se e ka shkatërruar, e ka inkriminuar.

Sepse ky sot, të rinjtë ndaj po braktisin vendin. Sepse ky sot ka futur një, një mendësi te rinia, që të bësh përpara duhet të jesh trafikant. Që të bësh përpara duhet të sillesh si bandit. Po u solle si njeri që kërkon vlera dhe që lufton për t'u arsimuar dhe kulturuar, këta të bullizojnë. Ja pra, prandaj sot rinia nuk e gjen veten te ky vend i qeverisur nga Narkosi.

Po të mos flasim më tutje për mjekët dhe infermierët, të cilët i ka kthyer në shërbëtorë. Në shërbëtorë pa pagesë. I ka katandisur si të shërbejnë në spitale si në mesjetë. Sepse e gjithë mjekësia i është dhënë në dorë nga njëra anë Vilma Nushit, nga ana tjetër Klod Allajbeut. Ikën në burg ushtari i Vilma Nushit, Ilir Beqja.

 

Të fundit