Flash News

Ditari i Opozitës

"Kujtim Gjuzi e Selami Jenisheri, vizioni për të ardhmen", Noka replikon Ballën: Janë më dinjitoz se ju hajdutët

"Kujtim Gjuzi e Selami Jenisheri, vizioni për të ardhmen",

Sekretari i përgjithshëm i PD-së dhe Flamur Noka replikoi Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla i cili sot në Kuvend ironizoi opozitën për koalicionin e formuar për 11 majin të cilët shpresën e kanë tek Kujtim Gjuzi Selami Jenishehri.

"Shpresa juaj që të Kujtim Gjuzi Selami Jenisheri e ca të tjerë janë vizioni për të ardhmen, janë shpresa për ndryshim. Këtu i kam pasur aty, gjëra të mira kam bërë me ta kam ndryshuar kushtetutën. Ju i kishit sjellë jo unë, në e dimë film i parë. Ju do humbni dakord pastaj do merrni vendim për bojkot, ju do ikni dhe do vinë atë. Këtë film e kam parë, është e thjeshtë për shqiptarët”-u shpreh Balla.

Duke iu përgjigjur ironisë së ministrit Balla, Noka e quajti aleatin si njeriun më dinjitoz se ai dhe kolegët e tij socialistë. 

“Kujtim Gjuzi është më dinjitoz se këta hajdutët, nuk ka marrë asnjë cent. Nuk ka lidhje me drogën. Të gjithë shqiptarët janë më dinjitozë se banda e narkosit. 11 maji po afron. 

Është koha për të dhënë llogari. Do të ikni, shumë do të jenë pas hekurave, por të tjerët të ikin para 11 majit se shpëtim për ta nuk ka. Ka nisur Edi Rama t’iu hajë. Zoti ju ruajt çfarë do t’iu gjejë pas 11 majit”, tha Noka.

Të fundit