Flash News

Ditari i Opozitës

Kujtim Gjuzi: Kuvendi nuk mund të mblidhet sipas pasionit tuaj, të vijë kryeministri në interpelancë

Kujtim Gjuzi: Kuvendi nuk mund të mblidhet sipas pasionit tuaj, të

Seanca e fundit parlamentare për vitin 2020 nisi me një përplasje mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Shkak u bë kërkesa e Gjuzit në sencën e fundit ku ftoi kryeministrin Rama për interlenacë, por ai nuk ishte paraqitur ditën e sotme.

Gjithashtu, ai i drejtua edhe Ruçit duke i thënë se ka filluar ta mbledhë Kuvendin sipas pasionit të tij.

 “Në seancën e kaluar ju bëra me dije që duhet të vijë Kryeministri në interpelancë për ato 4 pika që kisha kërkuar. Ju keni njoftuar të mblidhet Kuvendi me urgjencë mënjëherë. E keni bërë Kuvendin të mblidhet sipas pasionit tuaj. Njëherë ai fton në presidencë ato që dolën nga Kuvendi. Por nuk ndërtohet shteti kështu. Nuk mund të kërkoni mandat të tretë me kështu veprimesh. Pse nuk vjen kryeministri të japë përgjigje këtu, sa policë u dëmtuan në protestë, sa adoleshentë?

Pse s’duhet të vijë kryeministri në interpelancë para 8 deputetëve. Sa policë u dëmtuan? Sa 18-vjeçarë u dëmtuan, s’u dëmtuan! Z. Kryetar s’janë serioze këto që bëni. Ju 24 mandatet i keni vjedh, ju lumtë vidhni, prapë, por do shkoni mbrapa Gruevskit dhe ndonjë tjetri që është në Hagë tani”, tha Gjuzi

Të fundit