Flash News

Ditari i Opozitës

Kullat e narkotrafikantëve, Xhaferri: Rama do të ketë fatin e Manuel Noriegës, bekon bosët e krimit

Kullat e narkotrafikantëve, Xhaferri: Rama do të ketë fatin e

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferi ka komentuar artikullin e prestigjiozes “The Times” për kullat e ndërtuara në Tiranë si financime të parave të pista të narkotrafikantëve.

Në një postim në Facebook, Xhaferri shkruan se Edi Rama me mbështetjen që po u jep bosëve të krimit të organizuar duke i kthyer në investitorë strategjikë, është kthyer në rrezik partneriteti për SHBA dhe BE.

Xhaferri shton se Rama do të ketë fatin e Manuel Noriegës së Panamsë, pasi strehimi në Shqipëri po kthehet në pamundësi për të rinjtë, në një kohë kur bosët e krimit ngrejnë kulla të larta për të pastruar paratë e drogës.

Postimi:

Strehimi është kthyer në një mision të pamundur për të rinjt shqiptar, teksa në çdo takim që kam me ta, pikërisht pamundësia për të blerë një shtëpi, më renditet në krye të arsyeve se përse ata zgjedhin të braktisin këtë vend.

64 vite i duhen një çifti të ri në Shqipëri për të blerë një apartament në Tiranë, pra me fjalë të thjeshta u duhet të lenë peng në banka edhe të ardhmen e fëmijëve.

Shkak për këtë piramidë financiare është korrupsioni dhe babëzia e kësaj qeverie që e ka kthyer sektorin e ndërtimit në një sektor ku injektohen dhe pastrohen paratë e krimit të organizuar.

Veç raporteve të DASH dhe OKB janë dhe mediat më prestigjoze botërore që kanë ngritur alarmin SOS për narkoshtetin e parë në Evropë, ekonomia e të cilit është më mëshirë të parave të krimit.

Arben Ahmetaj, ish numri dy i kësaj qeverie i cilësuar si portofoli i Edi Ramës, ka denoncuar faktin se kanabizimi ishte politikë qeveritare, por ata që dje mbillnin kanabis me bekimin e qeverisë Rama për blerje votash, sot janë lojtarë të rëndësishëm në tregun ndërkombëtar të kokainës.

Shqipëria e Edi Ramës me mbështetjen që i jep bosëve të krimit të organizuar që i ka bekuar si investitorë strategjikë, është kthyer në një rrezik për partnerët tanë në BE dhe SHBA.

Nuk do jetë e largët dita kur Edi Rama do ketë fatin e Manuel Noriegës së Panamasë dhe Juan Orlando Hernandezit të Hondurasit.

Të fundit