Flash News

Ditari i Opozitës

Një tjetër kullë në mes të Tiranës, Këlliçi: Askush s’e mori seriozisht kur e denoncova 10 muaj më parë

Një tjetër kullë në mes të Tiranës,

Kandidati i opozitës për bashkinë Tiranë në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi ka reaguar pas nisjes së punimeve për ndërtimin e një kulle të re në qendër të Tiranës.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se 10 muaj më parë, kur denoncoi shkatërrimin e lulishtes së fundit në Tiranë, shumëkush nuk e mori seriozisht

"10 muaj më parë kur denoncova shkatërrimin e lulishtes së fundit në Tiranë, shumëkush nuk e mori seriozisht.

Nga sot, zyrtarisht fëmijët dhe nënat e shumta që frekuentonin këtë lulishte, nuk do ta kenë më as ishullin e fundit të gjelbër brenda perimetrit urban të Tiranës.

Erion Veliaj ky armik i qytetit tonë, ky hajdut i taksave dhe hapësirave tona publike, shumë shpejt do duhet të dalë përpara drejtësisë", shkruan Këlliçi.

  

Të fundit