Flash News

Ditari i Opozitës

Kulluri: Nuk e kisha emrin te lista e votuesve, komunistët Basha-Gjana-Bardhi duhet të zhduken nga pozicionet që mbajnë

Kulluri: Nuk e kisha emrin te lista e votuesve, komunistët

Anëtari i grupimit "Për PD-në", Edvin Kulluri tregon se nuk e ka patur emrin në listën e votuesve në zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri tregon se votoi falë vullnetit të mirë të komisionit zgjedhor të degës nr. 2 të PD-së në Tiranë.

Vlen të theksohet se Kulluri ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe zgjedhjet e sotme i cilëson si masakër zgjedhor ku për këtë bën fajtorë kryedemokratin Lulzim Basha, kryetarin e Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana dhe sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Sipas Kullurit këta tre të fundit duhet të zhduken nga pozicionet që mbajnë në PD.

Postimi i plotë:

Te dashur miq! Pavaresisht vullnetit te mire te komisionit zgjedhor te deges se PD nr. 2 Tirane qe me mundesoi votimin, po ju konfirmoj me keqardhje te madhe se nuk e kisha emrin ne listen e votuesve te Partise Demokratike!
Pas kesaj masakre zgjedhore brenda partise me te madhe te opozites 3 komunistet Lulzim Basha, Gazmend Bardhi dhe Jemin Gjana duhet te zhduken nga pozicionet qe mbajne ne PD!
Lufta per demokratizimin dhe reformimin e PD do vazhdoje pa nderprerje deri ne arritjen e qellimit!

Të fundit