Flash News

Ditari i Opozitës

Kundër mbylljes së Tik-Tok, opozita proteston sot para kryeministrisë

Kundër mbylljes së Tik-Tok, opozita proteston sot para

Partia Demokratike pritet të mbajë një protestë kundër vendimit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama për mbylljen e TikTok.

Opozita ka kërkuar 2 orë leje për protestën, konkretisht nga ora 19:00 deri në orën 21:00. 

Sipas shkresës dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, PD ka njoftuar se qytetarët do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë.

Sakaq, policia ka bërë gati edhe planin e masave për mbarëvajtjen e kësaj proteste, ku do të bllokohen të gjitha rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe do të ketë devijime në disa prej tyre. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA, nëse do të duhet ndërhyrja e tyre. Ndërsa punonjës të Gardës së Republikës do të marrin në ruajtje institucionet e rëndësisë veçantë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha pasditen e djeshme ka bërë një postim në rrjetet sociale që lidhet me protestën kundër mbylljes së platformës TikTok. Berisha ka postuar një imazh ku shkruhet "Ky ishte një post, por Edi Rama e ka censuruar!" Ai shton se kur jala e lirë kërcënohet, heshtja nuk është përkufizimi. Gjithashtu Berisha i bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë.

Të fundit