Flash News

Ditari i Opozitës

Kundër tatimit të profesioneve të lira, Xhaferri: Sot në protestë ose nesër në radhë tek tatimet

Kundër tatimit të profesioneve të lira, Xhaferri: Sot në

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri do t’i bashkohet protestës e cila do të mbahet sot pata Gjykatës Kushtetuese në orën 18:00 kundër tatimit të profesioneve të lira.

Xhaferri shkruan në Facebook se “haraçi” i vendosur nga qeveria është për të mbushur arkën e shtetit dhe për të mbuluar vjedhjet galoponte.

“Haraçi” i Narkoshtetit për profesionet e lira, sot në protestë para Gjykatës Kushtetuese ose nesër në radhë tek tatimet!

Sot si një i ri që prej vitesh paguaj faturën e rëndë të sipërmarrjes në një vend si Shqipëria, ku injektimi i parave të krimit ka rrënuar ekonominë, do ti bashkohem protestës që do zhvillohet sot në 18:00 tek Gjykata Kushtetuese kundër taksës për profesionet e lira.

Kjo taksë e hyrë në fuqi që prej 1 Janarit 2024  ka bërë që të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetë-punësuarit e profesioneve për fitimin e deklaruar nga biznesi deri më 14 milionë lekë në vit të taksohen me normën tatimore 15%, ndërsa për fitimin e deklaruar mbi fashën e 14 milionë lekëve të taksohen 23% në vit.

Ky haraç i vendosur nga qeveria më e korruptuar në Evropë është për të mbushur arkën e shtetit dhe për të mbuluar vjedhjet galopante përmes modeleve 5D dhe DAAM shpk të shpikura nga sekti i Rilindjes.

Që prej hyrjes në fuqi të kësaj takse me qindra sipërmarrjes janë detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre dhe deri në fund të viti kjo gjobë arbitrare do pasohet me eksod të trurit.

Partia Demokratike ka bërë padi në Gjykatën Kushtetuese ku ka kërkuar shfuqizimin e taksave për profesione e lira dhe sot  në 18:00 kjo Gjykatë duhet të dalë në një vendim paraprak në interes të qytetareve”, shkruan Xhaferri.

Të fundit