Flash News

Ditari i Opozitës

“Kur BE kërkonte 3 ligje… ai kërkonte rrugën për të dalë nga salla"

“Kur BE kërkonte 3 ligje… ai kërkonte rrugën

Nga Jozefina Topalli

“Kur BE kërkonte 3 ligje… ai kërkonte rrugën për të dalë nga salla. “Vetëm unë mund ta fus Shqipërinë në Europë deri në 2030.”

Kështu thotë sot.

Ironike, apo jo?

Sepse në 2013, kur Bashkimi Europian kërkoi thjesht 3 ligje për të hapur negociatat, ai nuk i votoi.

Madje iku nga salla bashkë me gjithë partinë e tij — që mos rastësisht të na afrohej ndonjë integrim.

PD atëherë ibente thirrje të mos na kthente pas. Ai vendosi ndryshe.

E mbylli derën, i hodhi çelësin… dhe sot sillet si i vetmi që e ka.

Por shqiptarët nuk kanë nevojë për portierë që humbin çelësa, kanë nevojë për vizion, guxim dhe vepra.

Dhe historia flet qartë:

Ishte Partia Demokratike ajo që e futi Shqipërinë në NATO.

Që liberalizoi vizat.

Që e integroi në dhjetëra organizata ndërkombëtare.

Dhe do të jetë po ajo forcë që do ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Jo me fjalë. Me vepra.

#PortieriQëELaÇelësinBrenda

#EuropaSkaKujtesëTëShkurtër

#PDIntegrimi

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jozefina Topalli (@topallijozefina)

Të fundit