Flash News

Ditari i Opozitës

Kur deklaratat e një ish-presidenti merren nga shporta e shpifësve, Taulant Balla dhe Adriatik Doçi

Kur deklaratat e një ish-presidenti merren nga shporta e shpifësve,

Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Malltezi i është kundërpërgjigjur ish-presidentit Alfred Moisiu, i cili në një intervistë televizive tha se toka e Klubit Partizani, ishte shpronësuar nga italianët.

Në një reagim në Facebook, Malltezi ka sqaruar se toka në fjalë nuk ka qenë e shpronësuar, por nën okupimin e Italisë për një periudhë të përkohshme. Po ashtu, ai i referohet edhe shkresave të ardhura nga Italia të cilat provojnë të njëjtën gjë.

Malltezi shkruan se deklaratat e bëra nga Moisiu janë pjesë e shpifjeve të Taulant Ballës, Karlo Bolinos e të tjerëve.

“Ne pergjigje te shpifjeve te pastra te Alfred Moisiut, i cili ne nje interviste ne A2CNN zgjodhi te perseriste shpifjet  e Taulant Balles, Karlo Bollinos, Adriatik Docit, se toka e Klubit Partizani ishte shpronesuar nga italianet dhe se drejtesia duhet te kerkonte dokumentat ne Itali, sqaroj publikun se:

- Fakti qe toka NUK ka qene e shpronesuar quhet fakt i njohur zyrtarisht, perderisa eshte botuar ne fletoret zyrtare te kohes se Italise si toke e rekuizuar dhe jo e shpronsuar. (Rekuizimi është okupim për periudhë të përkohshme e pa ndryshuar pronësinë). Kaq do te qe e mjaftueshme per kedo qe respektin ligjin, por vecanerisht per nje ish-president, nese ai do te permbushte kriteret e nje burreshtetasi - respektin per ligjin dhe jo shpifjen.

- Per merakun e ish-presidentit qe mesa duket nuk ka me aftesine te ndjeke detaje, rikujtoj se SPAK jo vetëm ka kryer 3 muaj hetime në Arkivat e Shqipërisë, por ka bere kerkese edhe ne arkivat e Italise nga ku ka marre mbi 10,000 faqe dokumenta, te cilat provojne katerciperisht ate qe shkruhet ne fletoret zyrtare se ajo toke nuk ka qene kurr e shpronesuar.

- Zgjedhja per t’u veteposhteruar nepermjet shpifjes nuk eshte ceshtje moshe, por karakteri. Per te larguar cdo dyshim te publikut mbi kete ceshtje, e njoftoj publikisht z.Moisiu qe meqe ky eshte nje fakt i ditur per te dhe meqe fjalet nuk mund t’i leshoje sic nuk thuhet, do kete mundesi te provoje ose jo, shpifjet e tij ne gjykate”, shkruan Malltezi.

Të fundit