Flash News

Ditari i Opozitës

Kur do të ndodhë takimi me Metën? Përgjigjet Berisha

Kur do të ndodhë takimi me Metën? Përgjigjet Berisha

Në konferencën e përjavshme për mediat, Sali Berisha është pyetur për bashkëpunimin me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.

Kryedemokrati tha se është në komunikim të vazhdueshëm me Metën, ndërsa shtoi se një takim mund të ndodhë në çdo moment.

Sikurse Meta edhe Berisha e la të hapur bashkëpunimin mes tyre kundër qeverisë.

“Me zotin Meta jemi në komunikim të vazhdueshëm. Takimet janë të mundshme në çdo kohë. Janë të sigurta, do ketë bashkërendim të rëndësishëm në aktivitetin opozitar me Partinë e Lirisë”, tha Berisha.

 

Të fundit