Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Kur pushteti dehet nga luksi dhe sfidon drejtësinë

Nga Franci Nuri
Skandali i verërave ultra luksoze që dyshohet se konsumohen në rrethin më të ngushtë të pushtetit të Ramës, nuk është një episod periferik dhe as një kuriozitet mondan për rubrikat rozë të medias. Ai është një simptomë politike. Një shenjë e qartë e një pushteti që prej kohësh ka humbur kontaktin me realitetin shoqëror, moral dhe ligjor të Shqipërisë.
Deklaratat publike të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilat në kohën kur u bënë u trajtuan nga shumëkush si ekzagjerime apo retorikë hakmarrëse, sot marrin një kuptim krejt tjetër. Kur flitet për kantina të bllokuara me shishe vere që në tregun ndërkombëtar vlejnë miliona euro të sekuestruara (që më pas çuditërisht i shpëtojnë doganave/policisë), nuk kemi më të bëjmë me hamendësime, por me një tablo që flet për krime serioze shtetërore.
Por problemi nuk qëndron vetëm tek verërat dhe luksi. Luksi është vetëm maja e ajsbergut. Ajo që e bën këtë situatë të rrezikshme për demokracinë është mënyra se si pushteti i Edi Ramës sillet përballë drejtësisë, veçanërisht në momentin kur hetimet prekin PS dhe rrethin e tij më të afërt të bashkëpunëtorëve.
Reagimi i sotëm publik i Edi Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku është një pikë kthese e madhe. Për herë të parë, presioni ndaj drejtësisë nuk fshihet më pas deklaratave të përgjithshme, por artikulohet hapur: shumica qeverisëse mund të mos e marrë fare në shqyrtim kërkesën e prokurorëve. Ky nuk është më interpretim politik. Është deklarim force. Rama i ka hapur luftë Drejtësisë në momentin kur ajo po i afrohet më shumë se kurrë.
Në çdo shtet funksional, kërkesa e një prokurorie të posaçme për masa sigurie ndaj një zyrtari të lartë do të trajtohej me seriozitet maksimal dhe me respekt ndaj ndarjes së pushteteve. Në Shqipërinë e sotme, përkundrazi, Kryeministri del publikisht dhe vë në dyshim legjitimitetin e SPAK, motivet e prokurorëve dhe kohën e hetimit, duke e paraqitur drejtësinë si një aktor politik që “ngutet”.
Kjo sjellje nuk është e rastësishme. Ajo tregon frikën e Edi Ramës. Tregon ndërgjegjësim se fijet e hetimit nuk ndalen te një emër i vetëm. Dhe mbi të gjitha, tregon se pushteti aktual është i gatshëm të shkojë deri në fund e të shkatërrojë çdo gjë, për të mbrojtur pushtetin dhe rrethin e tij të oborrtarëvr, edhe nëse kjo do të thotë shkelje e rregullave themelore të demokracisë.
Kjo situatë më kujton në mënyrë të pashmangshme Monarkinë Absolute në Francë, në vitet e fundit para rënies së regjimit, nga Revolucioni i 1789-ës. Edhe atëherë, pushteti jetonte në luks ekstrem, i shkëputur totalisht nga realiteti i popullit dhe qytetarëve, i rrethuar nga një oborr besnikësh, servilash dhe klientësh. Edhe atëherë, drejtësia dhe ligji ishin instrumente të vullnetit të sovranit, jo mekanizma të pavarur. Edhe atëherë, sundimtarët besonin se pushteti i tyre ishte i përjetshëm. Madje besonin se ishin të dërguarit e Zotit në tokë.
Anekdota e famshme e Mbretëreshës Marie Antoinette, e cila thuhet se u shpreh “atëherë le të hanë briosh”, kur u informua për zemërimin e popullit të uritur i cili nuk kishte bukë të hante, mbetet simboli më i qartë i kësaj shkëputjeje të pushtetit absolut nga realiteti i popullit të vet. Sot, “brioshi” nuk është më një ëmbëlsirë. Është vera « Romanee-Conti », vera « Petrus » dhe gjithë simbolika e një elite politike dhe kriminale që jeton në një botë tjetër, ndërsa qeveris një shtet që kërkon llogaridhënie.
Por ndryshimi thelbësor është ky: në një republikë moderne, askush nuk ka të drejtë të vendosë veten mbi ligjin. As Kryeministri. As zëvendëskryeministrja. Asnjë shumicë parlamentare. Refuzimi i miratimit të kërkesave të arrestit të SPAK nga kjo mazhorancë, do të ishte jo thjesht një akt politik, por një precedent i rrezikshëm që minon tashmë themelet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Sjellja e mazhorancës në Komisionin e Mandateve, përpjekjet për të bllokuar aksesin e opozitës në dosjen e SPAK, relativizimi publik i rrezikut për prishje provash dhe intimidim dëshmitarësh në rastin Balluku, të gjitha këto janë pjesë e të njëjtit skenar: mbrojtja e pushtetit me çdo kusht dhe çdo çmim.
Por historia na mëson se pushtetet nuk bien sepse opozita i sulmon, por sepse humbin masën, arsyen dhe ndjenjën e kufirit. Kur pushteti fillon të sillet si pronar i institucioneve dhe jo si administrator i përkohshëm i tyre, fundi i tyre është vetëm çështje kohe.
Sot, 35 vite pas Dhjetorit ‘90, Shqipëria ndodhet përballë një tjetër prove serioze. Ose drejtësia do të lejohet të bëjë punën e saj ndaj krimeve të këtij pushteti dhe krimet e kësaj mazhorance, ose vendi do të largohet gjithnjë e më shumë nga Europa dhe SHBA, por do të rrëshqasë drejt një shteti autoritar, si Rusia apo Bjellorusia, ku ligji i nënshtrohet vullnetit të një njeriu dhe rrethit të tij të oborrtarëve!
Pikërisht për këtë arsye, reagimi qytetar është jo vetëm i ligjshëm, por i domosdoshëm. Demokracia nuk mbrohet vetëm në sallat e gjyqeve, por edhe në sheshe, me zë, me prani dhe me dinjitet.
Ndaj pjesëmarrja masive qytetare dhe protesta e qëndrueshme janë instrumente legjitime për të mbrojtur shtetin e së drejtës. Ato janë vetë demokracia në veprim.
Sepse historia ka treguar se pushtetet që pijnë verë si mbretër dhe sfidojnë drejtësinë si sundimtarë, herët a vonë përballen me gjykimin e shoqërisë dhe të historisë. Dhe ky gjykim fillon gjithmonë me zërin e qytetarëve.
Ndaj të gjithë duhet të dalin nesër 22 Dhjetor, ora 18.00 përpara Kryeministrisë, t’i tregojmë Botës që edhe Shqiptarët dinë të protestojnë si Europianë të vërtetë!
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56