Flash News

Ditari i Opozitës

Kur Strasburgu rrëzon SKAP-in e Partisë....

Kur Strasburgu rrëzon SKAP-in e Partisë....

Nga Mimoza Hajdarmataj/

Që burgosja e liderit të Opozitës Sali Berisha ishte politike, këtë e kishin kuptuar gjithë shqiptarët por tashmë edhe ndërkombëtarët.

Që kur Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e vendosi çështjen Berisha si një ‘leading case’ ose rast prioritar në kontekstin e të drejtave të njeriut, duke vendosur një precedent të fortë nga njëra anë por duke treguar kështu edhe një herë se sa e kapur është "Drejtësia e Re" nga kryeministri Rama dhe mazhoranca.

E lanë Sali Berishën 11 muaj në arrest shtëpie, sepse një Berishë i lirë e tremb Ramën para zgjedhjeve.

Por pavarësisht "tekave" të kryeministrit e drejta triumfoi.

Lideri i Opozitës nga sot kthehet në selinë e PD. Kthim fizik sepse lidershipi i Dr. Berishës nuk ka munguar as edhe një orë, duke qënë një impuls i jashtëzakonshëm i çdo aksioni opozitar.

Tashmë miq demokratë, me liderin Berisha të liruar, në krye të cdo lëvizje dhe axhende të PD dhe opozitës, fitorja është më e prekshme se kurrë. Sepse Liria dhe Demokracia nuk mund të mos funksionojnë nëse besimi ndaj tyre është i palëkundur. Pikërisht Dr. Berisha ka qënë dhe mbetet idhtar i këtij besimi.

Demokratëve por dhe gjithë shqiptarëve sot i është ndezur edhe më fort shkëndija e shpresës për rikthimin e normalitetit dhe stabilitetit të vendit.

Falenderimi dhe mirënjohja e thellë shkon për cdo demokrat burrë e grua, dhe të rinjtë tanë të mrekullueshëm që kanë qëndruar çdo natë në mbështetje të doktor Berishës dhe që nuk u luhatën as edhe një moment në këtë rezistencë.

Rikthimet janë më të fuqishme [✌️]

 

Të fundit