Flash News

Ditari i Opozitës

Kur vendose të distancohesh nga Basha? Si përgjigjet Zhupa

Kur vendose të distancohesh nga Basha? Si përgjigjet Zhupa

Deputetja Ina Zhupa ka treguar se nga ish-kryetari Lulzim Basha u distancua, pas zgjedhjeve të 6 marsit. Ajo tha për “Deklaog” se 6 marsi nuk ishte një test, por konkulizion që Basha nuk mund ta çonte Partinë Demokratike në fitore.

Si gabimet më të mëdha të Lulzim Bashës në krye të PD-së, Zhupa rendit bojkotimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019 dhe djegien e mandative të deputetëve. Deputetja tha se propozimi i saj për mbledhjen e grupit demokrat ka nisur të mbështetet.

E pyetur se cila është e ardhmja politike e Basha, Zhupa tha: “Lulzim Basha e para duhet të behet pjesë e zgjidhjes së kësaj krize në PD, sigurisht nëse e dëshiron këtë gjë. Unë kërkoj që edhe Basha edhe Berisha duhet të dialogojnë sepse zgjidhja është një proces. Por Basha është politikan i ri, më i ri se Rama, më i ri se Meta dhe shumë më i ri se Berisha. Dhe politika është e tillë që kurrë mos thuaj kurrë. Këtë e ka thënë edhe zoti Berisha”.

 

 

 

 

 

 

Të fundit