Flash News

Ditari i Opozitës

“Kura anti-COVID shkon deri në 1 milionë e 200 mijë lekë”, Basha: Qeveria nuk i çon paratë për testime

“Kura anti-COVID shkon deri në 1 milionë e 200 mijë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha foli për menaxhimin e pandemisë, ndërsa vuri theksin te numri i ulët i testimeve.

Ai tha për "Tempora" se ka propozuar një plan që bazohet në praktikat më të mira europiane, ku parashikohen rreth 2500 testime në ditë.

"Padiskutim që buxheti i çdo qeverie edhe i qeverisë më të pasur është i kufizuar. Është si vendos qeveria t’i harxhojë ato para. Dhe ajo që kemi denoncuar veçanërisht këto javët e fundit, keni parë që paratë që duhej të shkonin për të blerë më shumë testime, për  të bërë më shumë testime, paratë që duhej të shkonin për të rritur pagat e mjekëve  dhe të infermierëve, për t’u dhënë atë bonusin e famshëm, se edhe ata janë të lodhur janë të rraskapitur.

Kanë qenë të rraskapitur për 6-muaj. Imagjinoni tani që në vend të 20 apo 30 pacientëve në ditë duhet të përballojë 60,70 pacientë në ditë. Edhe ata në spitalet COVID edhe mjekët e familjes. Po kështu kemi të bëjmë me segment të tëra të popullsisë, familjarë të të cilëve janë të sëmurë me COVID apo vetë pacientët, nuk kanë para për të blerë paketën e ilaçeve. Sot prapë me mjekët e familjes u vërtetua ajo që kemi thënë prej kohësh që paketa shkon nga 200 mijë lekë të vjetra deri në 1200 mijë lekë për një person të vetëm. Imagjinoni në qoftë se janë dy", tha Basha.

Të fundit