Flash News

Ditari i Opozitës

Kurban Bajrami, Boçi: Pa sakrifica dhe qendresë, e mira nuk e mund të keqen

Kurban Bajrami, Boçi: Pa sakrifica dhe qendresë, e mira nuk e mund

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka uruar besimtarët myslimanë për festen e Kurban Bajramit.

Boçi tha se pa sakrifica dhe qëndresë e mira nuk e mund të keqen dhe drejtësia nuk e mund padrejtësinë.

“Sot është një ditë reflektimi për që ne duam për shqiptarët për besimtarët myslimanë tha Boçi në një prononcimin e tij. Festat fetare gjithmonë mbartin mesazhe që vlejnë, mesazhe të pagabueshme dhe mesazhe të përjetshme. Ato transmetojnë se pa sakrifica nuk fitohet besimi, pa sakrifica dhe qëndresë e mira nuk e mund të keqen dhe drejtësia nuk e mund padrejtësinë", tha Boçi.

Të fundit