Flash News

Ditari i Opozitës

"Kurrë ortakë me ty", Berisha-Ramës: Dorëzoja komisionin anti-korrupsion opozitës

"Kurrë ortakë me ty", Berisha-Ramës: Dorëzoja

Kryedemokrati Sali Berisha përsëriti qëndrimin se opozita nuk do bëhet ortake e PS në komisionin anti-korrupsion. 

Nga tubimi qytetar, Berisha e apeloi kryeministrin Rama që t'ia dorëzojë komisionin opozitës që ta shohin shqiptarët se kush po e lufton korrupsioni dhe si luftohet ai.

Berisha: Dorëzoja komisionin Edi Rama, dorëzoja opozitës.
Të shohin shqiptarët se kush po e lufton korrupsioni dhe si luftohet korrupsioni.
Po nuk e dorëzon dot se ti je i nxirë, se ti vjedhjen dhe drogën i ke të pandarë, i ke pasionet e shpirtit tënd.
Miqtë e mi, nuk e dorëzon dot sepse gjatë asaj periudhe, aty janë buletinet, mesatarja e përgjithshme e një tenderi ishte 7.7 pjesëmarrës.
Dhe prokurimet publike direkte të ndaluara me ligj.
Kurse sot kjo mesatare është asgjësuar. Ka zbritur në 2.2 pjesëmarrës, ka zbritur në pazar, ka zbritur në parashitje.
Edi Rama, dorëzoja komisionin opozitës që të luftojë opozita korrupsionin me shpatën e transparencës, me ligjin e transparencës.
T’u kthejmë shqiptarëve besimin te mundi i tyre, te djersa e tyre, te Shqipëria.
Nuk e bën ti këtë sepse e di se je adikt për vjedhje. Po ku rri ti pa vjedhur, ku rrinë ministrat e tu pa vjedhur, ku rrinë qeveritarët tu, ku rrinë familjarët e tu pa fituar tendera.
Tani me komisionin Xhafa do të kontrollojë gjer në palcë edhe Skapin dhe gjykatat.
Skapin ai e kontrollon, duhet të jemi realistë, e kontrollon fuqishëm.
E kontrollon se i ka përzgjedhur me kriterin e mercenarizmit, të pengut, të lidhjeve me krimin.
Por tani kërkon ta zgjerojë në të gjitha instancat.
Edi Rama, kurrë ne nuk bëhemi ortakë me ty.
Kurrë ne nuk marrim pjesë!
Kurrë!
Ka ikur koha e opozitës fasadë, tani është koha e opozitës së vërtetë.

Të fundit