Flash News

Kosova

Kurti kujton masakrën e Srebrenicës: Serbia paturpshëm mohon gjenocidin

Kurti kujton masakrën e Srebrenicës: Serbia paturpshëm mohon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia paturpshëm mohon gjenocidin në Srebrenicë - vendin ku forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, gjatë luftës së viteve ’90.

Më 11 korrik bëhen 27 vjet nga kjo masakër, e cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Kur organet që do të duhej të dilnin e të kërkonin falje me përulje, dalin paturpësisht mohojnë ekzistencën e gjenocidit...”, shkroi Kurti në Facebook

Autoritetet në Serbi, por edhe udhëheqësit e serbëve të Bosnjës refuzojnë të pranojnë se në Srebenicë ka ndodhur gjenocid dhe masakrën e quajnë “krim i madh”.

Kjo, edhe përkundër faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur masakrën si gjenocid.

Vitin e kaluar, ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar për Bosnjën, Valentin Inzko, e ka shpallur të jashtëligjshëm mohimin e gjenocidit dhe të krimeve të luftës, duke e bërë një akt të tillë të dënueshëm me burg.

Masakra e Srebrenicës ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, më 1995. Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burgim për rolet e tyre në masakër./ REL

Të fundit