Flash News

Ditari i Opozitës

Kush do të jetë kreu i ri i grupit të PD? Vokshi tregon çfarë parashikon statuti

Kush do të jetë kreu i ri i grupit të PD? Vokshi tregon

Partia Demokratike do të ketë në shtator kreun e ri të grupit parlamentar. Deputetja demokrate Albana Vokshi ka treguar detaje, se si do të përcaktohet kreu i ri i grupit parlamentar bazuar në statutin e partisë.

Në një intervistë në A2 CNN, Vokshi tha se bazuar në statut ose Oerd Bylykbashi ose Luçiano Boçi do të marrin kreun e grupit parlamentar. Vokshi shigjetoi edhe Enkelejd Alibeajn dhe atë pakicë deputetësh që e mbështesin.

Deputetja tha se koha e Lulzim Bashës ka përfunduar dhe ata që kanë lobuar kundër interesave të PD-së,nuk do të kenë më sukses.

“Do të kërkojmë të zbatohet statuti i PD që parashikon që një nga nënkryetarët e PD, do të jetë kreu i grupit PD, ose Luçiano Boçi ose Oerd Bylykbashi. Pjesa tjetër që e ka përcaktuar Rama si opozitë në marrëveshjen okulte. Ne do të respektojmë statutin dhe nuk do merremi me atë që ata kanë në plan, por do të jemi një opozitë e PD që e besojnë qytetarët. Koha e Lulzim Bashës ka ikur tashmë dhe atyre që e ndihmojnë në agjendën që ka që bie ndesh me interesat e demokratëve dhe elektoratit të djathtë. Agjenda e tyre që lobojnë kundër interesit PD ndërkombëtarisht është e tyre që kanë kontakte dhe kanë lobuar. Ata që merren me lobime dhe që mund të ndikojnë protestën dhe një përçarje të PD, nuk besoj që do kenë sukses, por është mirë të jenë pjesë e PD dhe të shkojnë atje ku elektorati ka votuar. Jo të behën palë e interesave dhe një agjende që shfrytëzohet në mënyrën më skandaloze nga kryeministri Rama, i cili ka tentuar mes atyre personave që të emërojë edhe opozitën”, tha Vokshi.

Të fundit