Flash News

Ditari i Opozitës

"Kush e kontrollon Portin e Durrësit?"/ Çollaku: Rikthimi i mbetjeve toksike është rikthim i provës!

"Kush e kontrollon Portin e Durrësit?"/ Çollaku: Rikthimi

Analisti Basir Çollaku ka komentuar për kthimin e 2,100 tonëve mbetje toksike në Portin e Durrësit, një ngarkesë që ishte nisur fillimisht për në Tajlandë.

Sipas Çollakut, ky kthim i kontenierëve përbën një provë të qartë, dhe organet e drejtësisë, përfshirë Prokurorinë, duhet të kishin ndërmarrë masa për ndjekje penale ndaj zyrtarëve të dyshuar për mosveprim apo veprime që kanë çuar në këtë skandal të madh.

Rikthimi i kontenierëve është prova e qartë e neglizhencës. Prokuroria duhej të kishte reaguar që më parë, por gjithashtu duhet të ndërmarrë procedim penal ndaj atyre autoriteteve që kanë dështuar të veprojnë, duke sjellë një skandal të përmasave të mëdha, që përbën një formë të gjenocidit mjedisor dhe kërcënim për jetën.

Këto janë mbetje toksike; nëse do të ishin të pranueshme, anija nuk do të ishte refuzuar në destinacionin e saj fillestar në Tajlandë.

Rrjeti i Bazelit na bëri të njohur faktin e mbetjeve, por gjithashtu nxori në pah dështimet e institucioneve tona, duke përfshirë Tatimet, Doganat dhe Portin e Durrësit, të drejtuar asokohe nga Pirro Vengu,” u shpreh Çollaku për Syri TV.

Të fundit