Flash News

Ditari i Opozitës

Kush është 'koka' që do flijohet për të shpëtuar Ramën? Lela: Është kulmi i shëmtisë në qeverisje

Kush është 'koka' që do flijohet për të

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela komentoi skandalet e qeverisë Rama dhe aferat korruptive që kanë përfshirë mazhorancën.

I ftuar në Syri TV, Lela i krahasoi ngjarjet brenda mazhorancë me një dramë me disa akte.

“Arben Ahmetaj, një prej pjesëmarrësve në ndërtimin e ngrehinës së Rilindjes dhe qeverisë së saj, u bë, në ironi të fatit, edhe një prej atyre që i hoqën kësaj ndërtese gurin e qoshes. Largimi i tij la pas një dridhje të madhe në pallatin e pushtetit, që nuk është aspak ajo që rrjedh prej kënaqësisë.”, - u shpreh Lela.

Ahmetaj ishte ndarë veç nga Rama për t’ia faturuar atij shumicën e aferave të mazhorancës, gjë e cila dështoi pasi Ahmetaj nuk pranoi të bëhej kurban i për të, tha ai.

“Kush është koka që duhet flijuar për të shpëtuar Ramën. Kë do të flojojë Rama, kush…është Olsi, i vëllai që ka atë dosjen që para pak kohësh zoti Bardhi, por edhe shumë kohë më parë edhe zoti Berisha e pati denoncuar nga foltorja e Parlamentit, është Ministrja Belinda Balluku, është kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj që i kanë plasur ujërat në të gjithë drejtoritë….Pra, kush është koka që do flijohet? Unë mendoj që i targetuari është zoti Veliaj, sepse i tillë është skandali, jo vetëm për “5D”, që është çikërrimë krahasuar me inceneratorin, por ajo që bie në sy te skema “5D” është shndërrimi i skemës. Këto lidhen bashkë, janë bashkë, lidhen nga i njëjti pagëzim, i njëjti bekim. Kalohet nga bashkëaksioner me përqindje, në aksioner të plotë. Është kulmi i shëmtisë në qeverisje, në biznes dhe në njerzillëk…”,- u shpreh Lela.

Të fundit