Flash News

Ditari i Opozitës

“Kush fshin qurret dënohet me 30 ditë, kush teshtin me 60!”

“Kush fshin qurret dënohet me 30 ditë, kush teshtin me

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka akuzuar mazhorancën socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për përpjekje për të dobësuar rolin e opozitës dhe për të kufizuar debatin parlamentar përmes ndryshimeve të propozuara në Rregulloren e Kuvendit.

Gjekmarkaj kritikoi ndryshimet e fundit të qeverisë nga kryeministri Rama, të cilin e cilësoi si një “ekzekutiv fantazmë, pa fytyrë dhe pa vizion”. Ai tha se ndryshimet në kabinet përfaqësojnë më shumë një përpjekje për mbijetesë politike sesa një reformim real të qeverisjes.

“Kryeministri Edi Rama, i shtrënguar nga rrethanat dhe nga diktati i ish zëvendëses se vet, na dhuroi një riformatim tragji-komik te qeverise, një ekzekutiv fantazmë, pa fytyrë dhe pa vizion. Tragjike sepse Kryeministri nuk është i lire, tragjike frika e tij, tragjik guximi qe i vjen prej saj! Tragjike kotësia profesionale dhe politike e këtyre individëve! Gjithçka është e tille pos përpjekjes  tuaj për ti mbrojtur! Ajo është edhe komike. Shtatë lëvizje brenda saj jane një përzierje për mbijetesë personale. Ministrat që vijnë apo ata e ato që ndërrohen dhe që rrijnë me fytyra herë të qeshura si kukulla e herë të zymta e të ngurosura, nuk e di pse më duken të gjithë njëlloj, madje me të njëjtin emër! Figura pa individualitet dhe pa personalitet politik dominojnë sot qeverinë e PS”, tha deputeti i PD.

Sipas tij, PS duhet të sillej si aset kombëtar, por “po shndërrohet ne rrezik kombëtar, duke penguar drejtësinë me puç kartoni, duke promovuar vazhdimësinë korruptive si pengese për SPAK-un, duke minuar ëndrrën shekullore, integrimin europian”.

Të fundit